Gazeta10

Kina vazhdon stërvitjet ushtarake pranë Tajvanit

Ushtria e Kinës ka njoftuar për stërvitje të reja pranë Tajvanit, duke përfshirë sulmet kundër nëndetëseve dhe operacionet e bastisjes detare, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta10.

Ministria e Mbrojtjes arsyetoi gjithashtu ndaljen e bisedimeve ushtarake me SHBA-në në shenjë proteste kundër vizitës së Nancy Pelosit në Taipei javën e kaluar, e cila ka ngritur shqetësime për aksidentet e mundshme që mund të përshkallëzohen në konflikt.

Javën e kaluar, Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) shënjestroi Tajvanin me ditë të tëra të stërvitjeve të mëdha me zjarr të drejtpërdrejtë, të cilat ishin planifikuar të përfundonin të dielën.

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes së Kinës, Wu Qian, mbrojti vendimin për pezullimin e kanaleve ushtarake, duke thënë në një postim në internet të hënën: “Situata aktuale e tensionuar në ngushticën e Tajvanit është provokuar dhe krijuar tërësisht nga pala amerikane me iniciativën e saj, dhe pala amerikane duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë dhe pasojat serioze”.

Zyrtarët e Pentagonit, Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë i dënuan masat, duke e përshkruar atë si një reagim të papërgjegjshëm. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë