
Deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli ka reaguar pas deklaratave të zv.ministrit Sylejman Elshani ndaj radios “Romano Avazo”.
Sipas tij ato përmbajnë gjuhë denigruese ndaj mediave rome dhe gazetarëve të përkushtuar që çdo ditë kontribuojnë me profesionalizëm në informimin dhe fuqizimin e komunitetit rom në Kosovë.
Ai në reagimin e tij ka shkruar se partitë politike ndose kanë qëndrime të ndryshme politike, sulmet personale ndaj mediave nuk mund të pranohen.
“Si ish-anëtar i Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës, prioriteti im ka qenë gjithmonë konsolidimi dhe zhvillimi i mediave rome, dhe kjo do të mbetet synimi im politik e institucional”, thuhet ndër tjerash në postimin e tij.
Postimi i plotë: