Gazeta10

Kjo është gjendja e dy të plagosurve sot në Arbëri

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës për Gazeta10, kanë bërë të ditur që gjendja e dy të plagosurve është stabile dhe po vazhdojnë të trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK.

Në vendin ku mbetën dy të plagosur, në vend ka mbetur i vdekur një person.

Sipas raportit të Policisë vrasja ka ndodhur brenda një hoteli në lagjën “Arbëria” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se edhe dy persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një mjeti të mprehtë.

Ahmeti ka informuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, derisa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

NË FOKUS

gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
KOBRA
Kush e vrau Ahmet Krasniqin?! - Historinë e padëgjuar e rrëfen Naser Vllasi(Kobra)
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
Screenshot 2024-04-17 132715
“E takova një ditë më parë, ishte…” – qytetari nga Peja flet për takimin e fundit me Edmond Lajqin
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj