Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kjo është përgjigjia e Speciales për lirimin e Gucatit nga Haga

Gazeta10
13 October 2023 - 16:31

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e ish-luftëtarit të UÇK-së, Hysni Gucatit për lirim me kusht nga burgu në Hagë, raporton Gazeta10.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i degës së OVL-UÇK-së, Emin Lati, i cili ka deklaruar se në javën e ardhshme pritet të bëhet publik vendimi për lirimin me kusht të Gucatit.

Mirëpo një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar edhe nga Gjykata Speciale.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë thënë se për një vendim të tillë do të informoheni me kohë.

“Nëse dhe kur nxirret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i qasshëm në faqen e internetit të KSC-së”, thuhet në përgjigje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.