Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kjo është policja e zhdukur nga Rahoveci për fatin e së cilës nuk dihet asgjë nga e diela

Gazeta10
01 May 2024 - 16:17

Media ka raportuar sot gjatë ditës se një police nga Rahoveci është larguar nga shtëpia e saj, dhe që nga e diela nuk dihet asgjë për të.

Siç merr vesh ekskluzivisht media, policja e zhdukur është: Valdete Jakupi.

Largimin e kësaj të fundit nga shtëpia e ka lajmëruar dje vajza e saj në Polici.

Media mëson se ndonëse rasti është paraqitur dje në Polici, policja që nga e diela në mëngjes s’ka qenë në kontakt me askënd dhe telefonin e ka të fikur.

Për rastin ka folur edhe Policia e cila ka njoftuar se ende nuk dihet asgjë për fatin e viktimës.

“Më 30.04.2024, ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nëna e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 August 2026
Lajme
03 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.