Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Klinaku optimist për gjendjen politike në vend: Besoj se ka me shku drejtë Qeverisë së re

Gazeta10
14 April 2025 - 19:08

Abdullah Klinaku i Listës Konservatore është shprehur optimist rreth krijimit të një qeverie të re, nesër nga seanca konstituive, raporton Gazeta10

Klinaku në emisionin “Gazeta” të Kanal10 tha se partitë politike në vend e kanë krijuar tashmë një strategji, që para zyrtarizimit të koalicioneve, të krijojnë drama.

Besoj se ka me shku drejtë Qeverisë së re. Zakonisht kemi merak që para se me i bo koalicionet, me i bë disa drama, disa veprime që me tensionu pak situatën. Parimisht besoj se duhet me pas një reflektim më të thellë dhe gjithnjë me mendu që me atë që shahesh në baza politike, vjen një ditë që ke me u ul në tavolinë. Pra, shoqnia jonë, partitë politike janë polarizuar aq shumë sa që tashmë po ju vjen marre me u ulë me njëri tjetrin në tavolinë“, tha Klinaku.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.