
Liverpool janë shumë afër ‘vjedhjes’ të lojtarit anglez, Mason Mount nga skuadra e Chelsea.
Kontrata aktuale e Mason Mount me Chelsean përfundon në përfundim të sezonit të ardhshëm, me anglezin që nuk po arrin marrëveshje të re me klubin londinez.
Kryetrajneri i Liverpool, Jurgen Klopp beson se kanë nevojë për përforcime në mesfushë, dhe mendon se Mason Mount është zgjidhja e duhur.
Mason Mount është paraqitur në 32 ndeshje këtë sezon me fanelën e Chelsea, duke shënuar 3 gola e dhururar 6 asiste në të gjitha garat.
Mount është produkt i akademisë së Chelsea, mirëpo ishte dërguar në huazim në disa raste në klube si Vitesse e Derby.