
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për merkaton e Chelseat në janar.
Chelsea në janar shpenzoi më shumë se 300 milionë euro në transferimin e tetë futbollistëve.
Tekniku gjerman deklaroi se nuk e kupton së përsë Chelsea shpenzoi aq shumë para në këtë afat kalimtar.
“Nuk e kuptoj këtë lloj biznesi, janë shifra të mëdha. Ata janë lojtarë shumë të mirë, pra urime për Chelsean. Nuk e di se si kjo gjë është e mundur, por nuk jam personi kompent të flas për këto gjëra”, deklaroi Klopp.