Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Klubet nga Amerika dhe Arabia në “luftë” për shërbimet e Luka Modric

Gazeta10
28 February 2024 - 13:30

Luka Modric në fund të sezonit pritet t’i japë fund aventurës së tij 12-vjeçare te Real Madridi.

Kontrata e mesfushorit kroat me “Los Blancos” skadon në qershor dhe palët do t’i ndajnë rrugët me të përfunduar edicioni aktual.

Destinacioni i radhës për legjendën kroate do të jetë jashtë Evropës, me disa skuadra nga Major League Soccer dhe Saudi Pro League që po kërkojnë me ngulm transferimin e tij.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kroatin ka shprehur interesim Inter Miami, ku luajnë edhe yjet e futbollit botëror si Lionel Messi, Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Ndërsa, në Lindjen e Mesme për Modricin kanë shprehur interesim Al-Hilal, Al-Ahli dhe Al-Nassr.

38-vjeçari gjatë periudhës së tij te Real Madridi ka luajtur rol kyç në sukseset e shumta të kësaj skuadre në dekadën e fundit.

Këtë edicion ai ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat.

Mesfushori kroat ka fituar plot 23 trofe me ekipin madrilien.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.