Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Klubet saudite i ofrojnë Lewandowskit ‘shifra të mëdha’ – zbulohet qëndrimi i Barçës

Gazeta10
28 February 2024 - 12:20

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka përfunduar në radarin e klubeve të Arabisë Saudite, por Barcelona dhe vetë lojtari nuk janë të bindur.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Robert Lewandowski ka tërhequr interesin e klubeve të paidentifikuara saudite.

Ata po planifikojnë të fillojnë bisedimet me të në fund të sezonit, për të bindur rreth një transferimi në Arabinë Saudite.

Lista me 11 lojtarët e paprekshëm nga Barcelona – tetë janë nën 24 vjeç, katër të ‘mëdhenj’ në shitje

Barcelona nuk dëshiron që 35-vjeçari të largohet këtë verë. Ata do të preferonin që ai të qëndronte në klub edhe një sezon për të qenë ‘mentor’ i sulmuesit më të ri Vitor Roque.

Skuadrat saudite thuhet se janë gati t’i ofrojnë polakut ‘shifra të mëdha’ dhe tashmë kanë kontaktuar me agjentin e tij, Pini Zahavi.

Megjithatë, preferenca e Lewas mbetet të qëndrojë te Barcelona edhe në sezonin e ri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.