Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Koalicion LVV–PDK? – Flet Bajqinovci i LVV-së dhe jep detaje se çka u bisedua në darkën Kurti – Krasniqi

Gazeta10
14 Maj 2024 - 21:06

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10,ka thënë se darka  Kurti- Krasniqi temë kryesore ka qenë agjenda legjislative.

Bajqinovci ka hedh poshtë dyshimet për koalicionin VV-PDK.

“Po krijohet narrativi se ne po duam të hymë në koalicion me PDK-në, kjo nuk është e vërtet”, ka thënë Bajqinovci.

Ai ka insistuar se në këtë takim ka qenë temë kryesore agjenda legjislative.

“Së pari ftesa edhe agjenda për takim ka qenë për të gjitha partitë opozitare ishte për agjendën legjislative. Flasim sidomos për marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk janë votuar për një kohë të gjatë”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky takim nuk ka pas të bëjë me zgjedhje.

“Çështjen e zgjedhjeve e ka hap PDK dhe është diskutuar për këtë që e përmendi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi”, ka thënë Bajqinovci. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.