
Komentatori politik, Blerim Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës mund të kalojnë hendekun e krijuar dhe të bëjnë koalicion me njëra-tjetrën.
Sipas Gashit, opsioni më real dhe evident është koalicioni në mes të dy partive politike.
“Opsioni më real, më evident është koalicioni i madh, pra Vetëvendosje si partia me kaq shumë vota. Në kombinimet politike kapërcehen hendeqet”, ka thënë Gashi.
Por megjithatë, Gashi theksoi se Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë kryeministrin.
“Lëvizja Vetëvendosja mandatare e ka kryeministrin, por i dytë në rend duhet të jetë PDK-ja”, ka thënë ai. /Gazeta10/