Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kolona të gjata në Merdarë, pritjet deri në katër orë

Gazeta10
15 August 2024 - 15:00

Në pikën kufitare në Merdarë në dalje pritjet janë mbi 4 orë.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pritjet në këtë pikë kufitare në dalje janë deri 4 orë e 20 minuta, ndërsa në hyrje deri 15 minuta.

Ndërsa kolona zgjat mbi një kilometër e gjysmë.

Fluks ka edhe në pikat kufitare te Dheu i Bardhë, Mutivodë, e Jarinjë ku pritjet janë deri në 1 orë.

Ndërsa në pikat kufitare të tjera, hyrjet dhe daljet zgjasin normalisht 3-5 minuta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.