Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komandat Shyti: NATO-ja ndihmon edhe shtetet e ushtritë më të mëdha, ndihmoi edhe Kosovën

Gazeta10
25 October 2022 - 13:10

Gjatë një interviste të dhënë për Kanal10 në emisionin “Përtej Tregimit”, ish-komandati i UÇK-së, Bekim Shyti ka thënë se lufta çlirimtare e Kosovës u ndihmua nga NATO, por kjo sipas tij nuk ka ndodhur vetëm në rastin e Kosovës, raporton Gazeta10.

Shyti, ka thënë se bota ndihmon edhe vende të cilat janë shtete e kanë ushtri me numër shumë më të madh se sa që Kosova kishte në atë kohë .

“Nepër luftëra të ndryshme kemi degju edhe shtete me ushtri e polici me numër shumë më të madh se na madje që kanë qenë edhe shtet dhe kanë pasur nevojë pë r ndihmë. Sikur sot që  krejt bota u qu e i ka ndihmu Ukrainës kundër një lufte kështuqë  edhe ne e kemi pasur tepër të vështirë si UÇK, të ia dalim mbanë por asnjëherë nuk jemi ndal, përkundër vrasjeve e krejt atyre dëshmorëve që i kemi sot, nuk kanë mundur me zbrasë idenë tonë për liri e pavarësi që është  çështja më themelore e sublime për një  popull.”, ka deklaruar Shyti.

Komandat Niki, ka thë në  se fati i tij kishte qenë  që  ai të  jetë  pjesë  e UÇK-së në  fillimin e saj dhe se vullneti i madh i shqiptarë ve pë r liri bë ri që  brenda një  viti e gjysmë  ushtrisë  t’i bashkohen një  numë r i madh i pjesë tarë ve.

Ai ka thënë se UÇK-ja ka pasur një hierarki ushtarake edhe vertikale edhe horizontale dhe askush nuk mund ta mohoj këtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.