Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kombëtarja Shqiptare gjen një kundërshtar të fortë për miqësoren e marsit

Gazeta10
26 January 2024 - 10:41

Kombëtarja e Shqipërisë shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Suedisë në data e lira të FIFA-s në muajin mars.

Sipas asaj që raporton Top Channel, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshje me Federatën Suedeze që ky takim të luhet më 25 mars 2024.

Takimi mes kuqezinjve dhe suedezë do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë, ndërsa orari thuhet se mbetet për t’u përcaktuar.

Sa i përket miqësores me Suedinë, kjo do të jetë hera e gjashtë që dy ekipet kombëtare do të përballen në një ndeshje futbolli.

Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore që është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1.

Ndryshe, Suedia ka dështuar të kualifikohet për Euro 2024, pasi përfundoi e treta në Grupi F, ku kualifikimin e siguruan Belgjika dhe Austria.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.