Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KOMF reagon pas tragjedisë në Prishtinë: Kërkohet hetim i plotë dhe masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve

Gazeta10
19 May 2025 - 17:00

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar me shqetësim të thellë pas lajmit tronditës për gjetjen e një foshnje të porsalindur të pajetë pranë një deponie në Prishtinë.

Kjo ngjarje tragjike është një alarm i rëndë për të gjitha institucionet dhe shoqërinë në tërësi.

“KOMF kërkon hetim të shpejtë, të plotë dhe transparent nga organet kompetente për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Po ashtu, bën thirrje për forcimin e mekanizmave parandalues dhe mbështetje për nënat në nevojë, përmes shërbimeve psiko-sociale dhe fushatave të ndërgjegjësimit.“Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë të sigurt, me dinjitet dhe mbështetje. Asnjë foshnje nuk duhet të përfundojë në mënyrë kaq tragjike”, theksohet në reagimin e KOMF.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.