Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komisioni Hetimor e interviston ish-bordin, Gjuka: KEK-un e gjetëm me borxhe e kushte të rënda

Gazeta10
09 November 2022 - 14:03

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ka intervistuar ish-drejtorin e KEK-ut, Arben Xhukaj, ish-kryesuesin e Bordit të KEK-ut, Fadil Çitaku dhe pesë anëtarë të Bordit, raporton Gazeta10.

Kryetari i këtij Komisioni, Hajdar Beqa, pyeti për rënien e blloqeve dhe privatizimin e kompanisë.

“Në çfarë gjendje e keni marr KEK-un dhe cilat veprime i keni marr ju për ndalimin e rënies së blloqeve, dhe cilat kanë qenë kompetencat për blerjen e energjisë elektrike”.

“Cili ka qenë roli i juaj në privatizimin e kompanisë”, pyeti Beqa.

Ish-drejtoi i KEK-ut, Arben Gjuka, duke folur për funksionimin e kompanisë gjatë udhëheqjes së tij, tha se e ka marrë atë në një gjendje të rëndë, teksa tha se e kanë lënë me miliona euro mjete shtesë.

“Realisht kompaninë e kemi gjet me një humbje prej 56 për qind e energjisë elektrike, furnizimi i kryeqyteti ka qenë 3 me 3, ndërsa jashtë Prishtinës ka qenë 2 me 4. E kemi marrë pa qymyr ndërmarrjen dhe e kemi filluar ta kompensojmë përpunimin e qymyrit”.

“E kemi marr kompaninë me Minus 17 milionë euro që i kishte me një bankë komerciale, dhe në përgjithësi, borxhi ka qenë 83 milionë euro plus”, tha Gjuka teksa shtoi se KEK-un e ka lënë me mbi 100 milionë euro buxhet.

Ismail Januzi ish-anëtar i Bordit të KEK-ut, tha se gjatë kësaj periudhe Qeveria e Kosovës ka ndarë 146 milionë euro në formë subvencionimi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.