
Asamblistët e Kuvendit Komunal të Dragashit dhe një pjesë e stafit të Komunës do të shkojnë në një vizitë 4 ditore në qytetin e dashurisë, Venecia.
Qëllimi i kësaj vizite thuhet të jetë studimore.
Komuna e Dragashit ka paraparë që për këtë vizitë katër ditore të shkojnë 26 persona në Venecia dhe ka ndarë buxhet prej 20 mijë eurove, raporton Gazeta10.
Kjo Komunë ka shpall tenderin për këtë vizitë për të përzgjedh operatorin ekonomik që kryen këto shërbime.
Në njoftimin e KRPP-së thuhet se ky tender është paraparë të procedohet në mënyrë të përshpejtuar.
“Për faktin se vizita që planifikohet të bëhet ka agjendë në fillimin e muajit Qershor. Dhe duke menduar që mund të vonohemi me procedura tenderuese po kërkojmë që kjo të bëhet me afat të përshpejtuar në mënyrë që të zhvillohen procedurat tenderuese dhe vizita të zhvillohet komfor agjendës së planifikuar”, thuhet në njoftimin për kontratë të publikuar nga KRPP. /GAZETA10/


