
Pas raportimit të djegies së gjimnazit “Ismail Qemaili” ka reaguar edhe komuna e Ferizajt, raporton Gazeta10.
Nga komuna kanë thënë se do ta mbrojnë ish gjimnazin në Ferizaj dhe se shkaktarët e zjarrit do të hetohen nga organet e sigurisë dhe drejtësisë.
“Ky objekt përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore të Ferizajt, andaj Komuna e Ferizajt me gjithë kapacitetin e saj e kompetencën ligjore, do ta mbroj këtë objekt”.
I njëjti objekt bëhet e ditur se të hënën e 13 marsit, ka nisur të rinovohet tërësisht nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./Gazeta10