
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebeza përmes një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka folur rreth grumbullimit të mbeturinave.
Ai ka thënë se i tërë faji shkon tek kompania “Pastrimi” pasiqë këta të fundit me javë nuk e bëjnë grumbullimin e mbeturinave.
Prebeza theksoi se kanë bisdeuar disa herë me kompaninë por që këta të fundit nuk kanë ndërrmarr ndonjë veprim.
Sipas kryetarit kjo gjendje do të rregullohet shumë shpejtë dhe se Komuna e Fushë Kosovës do të bëjë blerjen e kamionave për grumbullimin e mbeturinave.
“Sa i përket mbeturinave në komunën e Ferizajt, bërllogu nuk mblidhet me javë të tëra, mirëpo ne do t’i marrim veprimet e nevojshme që kemi planifikuar të ndahemi nga kompania “Pastrimi”, do të fillojmë me blerjen e kamionave vetëm për komunën tonë, dhe do ta bëjmë grumbullimin e mbeturinave vetvetiu, mbi 1 milion euro mblidhen cdo vit nga komuna e Fushë Kosovës për këtë kompani dhe të lihet komuna në këtë mënyrë nuk është në rregull, kemi bisedu disa herë me kompanin “Pastrimi” por që kemi hasur në vesh të shurdhër”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqeni videon me poshtë./Gazeta10