
I pari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka bërë të ditur se tash e një kohë komuna që ai drejton ka mbetur pa ujë të pijes e pa energji elektrike, raporton Gazeta10.
Kastrati në linjë të drejtpërdrejt në emisionin ‘Raport’ në Kanal 10 tha se ka kërkuar ndihmën e nivelit qendror, por që sipas tij ska gjetur ende përgjigjje.
“Qe një periudhë të gjatë kohore ka problem të theksuar me mungesën e ujit të pijes, e që ne po bëjmë përpjekje maksimale që ta nisim një projekt i cili do jetë shpresdhënës për të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës”, tha Kastrati.
“Në ndërkohë e kemi gjetur një projekt ku i mundësohet komunës së Malishevës, funizimi me ujë të pijes nga liqeni i Radoniqit, përkatësisht KRU Gjakova mirëpo ky projekt do mjete monetare, diku rreth 12 milionë euro e që për buxhetin e komunës është i parealizueshëm”, vazhdoi tutje ai.
“Ne kemi kërkuar mbështetje edhe nga qeveria qendore që ta mundësoj fillimin e realizimit të një projekti të tillë. Ne kemi dërguar letra e që skemi marrë përgjigje adekuate, qytetarët e komunës së Malishevës ndihen të diskriminuar, jo vetëm nga aspekti i furnizimit me ujë por edhe me energji elektrike, dhe ministri Murati edhe kryeministri e din nevojën e energjisë elektrike e po ashtu edhe për ujë” ka përfunduar i pari i Malishevës. /Gazeta10/