
Raporti: Saranda Alshiqi / Kanal10
Komuna e Podujevës do të ketë 4 milionë euro buxhet më të lartë se në vitin e kaluar. I pari i kësaj komune, tregon investimet dhe projektet që priten brenda vitin 2023, duke përmendur ndarje buxhetore edhe për gratë e të rinjtë në këtë komunë. Mirëpo për ndarjet buxhetore, komuna është kritikuar nga partia opozitare LDK, e cila thotë se ka keqmenaxhim me financat, shkruan Kanal10.
Komuna e Podujevës shprehet e kënaqur me rritjen buxhetore për vitin 2023.
Sipas kryetarit Shpejtim Bulliqi, investimet kapitale jnaë fokus të qeverisjes së tij.
Ndër të tjera, vëmendje ka thënë se i kanë kushtuar edhe ndarjes së buxhetit për projektet për barazinë gjinore e rininë.
Partia opozitare LDK-ja, kritikon për keqmenaxhim me buxhetin komunal, derisa shtojnë se nuk ka fokus për investime në kategoritë e nënpërfaqësuara e barazinë gjinore.
Komuna e Podujevës në vitit 2023 ka rreth 4 milionë euro më shumë buxhet se në vitin e kaluar.