
Këtë të mërkurë u publikua një tjetër audio-incizim i cili pretendohet të ketë ndodhur mes shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Millan Radoiçiq.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi i ftuar në emisionin Raport të Kanal10, deklaroi se këto publikime janë dëshmi e qartë e komunikimit që sipas Kodit Penal të Kosovës parasheh ndjekjen penale, raporton Gazeta10.
“Duhet ta rikujtojmë se Kodi Penal i rep. së Kosovës e ka paraparë ndjekjen penale për persona të cilët komunikojnë me persona që janë me rrezikueshmëri të lartë. Në rastin konkret këto regjistrime të cilat kanë pasur fatin të publikohen sepse mund të kemi edhe takime tjëra, të cilat nuk kanë pasur fatin të publikohen janë një dëshmi e qartë se përfaqësuesit e rep. së Kosovës kanë komunikuar me pjestar të shërbimeve sekrete të huaja”, deklaroi Elezi.
Tutje sipas Elezit, secili shtetas i rep. së Kosovës që komunikon me Radoiçiqin duhet të arrestohet.
“Faktkisht mund të themi se Radoiçiq ka qenë dhe mbetet person i angazhuar i shërbimeve sekrete serbo-ruse. Komunikimi i çdo personi të rep. së Kosovës me Radoiçiqin dhe persona të cilat kanë lidhje me BIA-në duhet të ndjekjet me ligj, me kodin penal, pra duhet të jenë të arrestuar”, shtoi ai mes tjerash.