Gazeta10

Konfirmohet edhe zyrtarisht interesimi i Shqipërisë për futbollistin nga Kosova, Arjon Ibrahimoviq

Kombëtarja shqiptare U-21 nis të dielën e 12 nëntorit grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare në Durrës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë.

Takimet ndaj Rumanisë U-21 (17 nëntor) dhe Malit të Zi U-21 (21 nëntor) do të luhen të dyja në transfertë.

Trajneri Alban Bushi ka ftuar 24 lojtarë për këto dy takime shumë të rëndësishme të Shqipërisë U-21.

Në konferencën zyrtare për mediat, të zhvilluar mesditën e sotme në ‘Shtëpinë e Futbollit’ trajneri Bushi komentoi listën e futbollistëve të grumbulluar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këto sfida si edhe gatishmërinë e skuadrës dhe objektivat e kuqezinjve për dy ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi.

Bushi ka deklaruar se Shqipëria është interesuarat për futbollistin nga Kosova, Arjon Ibrahimoviq që luan në Serie A me Frosinonen.

Futbollisti nga Prizreni ditë më parë u bë lojtari i parë që në moshën 17-vjeçare ka shënuar gol në elitën e futbollit italian.

“Çdo lojtar shqiptarë kudo që është, në çdo kampionat të Evropës ne e kontaktojmë. Nuk diskutohet fare që ka patur kontakte Shqipëria. Për arsye të njëanshme të lojtarit, mund të pres Gjermaninë ose diçka tjetër, për këtë arsye nuk është thërritur. Por çdo lojtar shqiptarë që është në kampionatet e Evropës që luan dhe ka nivel për ekipin Kombëtar është i kontaktuar 100 % nga ne”, tha Alban Bushi në konferencën për media.

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?