Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfirmohet raportimi i Gazetës10, punonjësit e komunës dhe mësimdhënësit nuk i morën pagat

Gazeta10
31 August 2022 - 20:21

Gazeta10, sot raportoi ekskluzivisht se krahas mësimdhënësve, nuk u janë ekzekutuar pagat edhe punonjësve të disa komunave në vend si asaj të Mitrovicës, Prizrenit dhe Prishtinës.

Në lidhje me këtë raportim, në redaksinë e Gazetës10, është paraqitur një sinjalizuese e cila ka konfirmuar këtë gjë.

Sinjalizuesja nga Komuna e Mitrovicës, ka thënë se pagat nuk i kanë marrë as mësimdhënësit, por as punonjësit e kësaj komune, ani pse listat janë dërguar.

Në Komunën e Mitrovicës sot nuk janë ekzekutuar pagat as për punonjësit e komunës, por as për mësimdhënësit. Ani pse listat janë dërguar, listë kjo që ka pasur të gjithë emrat e punëtorëve të shkollave”, ka thënë sinjalizuesja.

Në lidhje me ekzekutimin e pagave, sot përmes një konference për medie është deklaruar Ministri i Ekonomisë dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se sot është bërë ekzekutimi i pjesshëm i pagave në sektorin publik, me arsyetim se nuk janë konfirmuar ende disa lista.

Këtë vendim të qeverisë janë duke e kritikuar ashpër partitë opozitarë, të cilët e cilësojnë si njërin nga gabimet më të mëdha që është duke u bërë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.