Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfiskohen afro shtatë mijë euro të falsifikuara në Fushë-Kosovë dhe Graçanicë

Gazeta10
28 December 2023 - 9:13

Afro shtatë mijë euro të falsifikuara janë konfiskuar në Preoc të Graçanicës dhe te rrethi në Fushë-Kosovë.

Në Fushë-Kosovë më darën 11.12.2023 janë deponuar 364 euro shumica e tyre me vlerë 2 euro, ndërsa në Graçanicë janë deponuar 6590 euro të gjitha nga 2 euro, kanë njoftuar zyrtarët e bankës.

“Te-Rrethi, Fushë Kosovë   11.12.2023.   Me  27.12.2023 ankuesja femër kosovare,  zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar  prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

“ Preoc, Graçanicë  27.12.2023-09:20.  Dy ankuese femra  kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar  prokurori”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.