
Është arrestuar një i mitur në veri për nxitje të urrejtjes, është bërë të ditur se i arrestuar ka vendosur pamfleta me fotografi të njërit prej terroristëve të Banjskës.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për Klankosova bëri të ditur se janë zhvilluar bastisje në katër lokacione, tri në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zubin Potok.
Ai gjithashtu njoftoi se nga këto bastisje janë konfiskuar mbi 1 mijë e 500 me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes.