Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Konjufca në takim me ambasadorin turk, theksohet gatishmëria për avancim të bashkëpunimit

Gazeta10
31 January 2023 - 12:28

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me rastin e përfundimit të mandatit të tij, raporton Gazeta10.

Konjufca, siç u bë e ditur në komunikatë, e falënderoi ambasadorin Sakar për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Në takim u vlerësuan të shkëlqyera raportet e deritashme dhe u ritheksua gatishmëria e dyanshme për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.”, u bë e ditur në komunikatë.

Po ashtu, Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.