Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca për vdekjen e Sylë Tahirsylës: Humbëm një profesionist të dalluar

Gazeta10
17 June 2024 - 10:22

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjarëve të profesorit dhe meteorologut, Sylë Tahirsylaj.

Konjufca ka thënë se Tahirsylaj ishte një emër i shquar i meteorologjisë.

“Humbëm një profesionist të dalluar, që me përkushtimin e tij la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë, në sferën akademike universitare, si dhe në tërësi në fushën e meteorologjisë në vendin tonë.

Sylë Tahirsylaj do t’iu mungojë jo vetëm familjarëve dhe miqve të tij, por edhe publikut të gjerë, për të cilin ai ishte një emër i shquar i meteorologjisë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, nëpër të cilën la shenjën e pashlyeshme të punës së tij të palodhur”, ka shkruar Konjufca në Facebook

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.