Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca priti në takim ambasadorin jorezident të Jordanisë

Gazeta10
30 January 2025 - 17:39

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri Jorezident të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë për Republikën e Kosovës, Hazem Issam Al-Khatib Al-Tamimi, të cilin e uroi për detyrën e tij të re.

Në këtë takim u diskutua rreth çështjeve të interesit të përbashkët dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, me perspektivën e thellimit të mëtejshëm të raporteve dhe zhvillimit të mundësive të tjera të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë edhe atë parlamentare.

Ndër fushat më prezente të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Jordanisë janë ato të mbrojtjes dhe sigurisë, për të cilat bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet të zgjerohen edhe më tej, si një mënyrë për shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e kapaciteteve.

Konjufca e falënderoi ambasadorin Al-Tamimi për vizitën e tij dhe për diskutimin e frytshëm, duke i uruar atij qëndrim sa më të mirë e sa më produktiv në Republikën e Kosovës, e duke u shprehur i bindur për ruajtjen dhe thellimin e mëtutjeshëm të raporteve mes vende tona në shumë drejtime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.