
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me një postim në Facebook, ka shprehur ngushëllime ndaj familjeve të viktimave të tragjedisë në Turqi, raporton Gazeta10.
Ai ka shkruar se është i prekur për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi në Amasra.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi sot në mbrëmje në Amasra të Turqisë, ku shumë minatorë humbën jetën në një minierë qymyri pas shpërthimit të papritur në provincën Bartin”, ka shkruar Konjufca./Gazeta10.
