Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Korçë, kishte shkuar për vizitë te motra, 62-vjeçari vdes pasi rrëzohet aksidentalisht në banesën e saj

Gazeta10
18 July 2026 - 20:05

Një 62 vjeçar ka vdekur pasi është rrëzuar në banesën e motrës së tij.

Sipas të dhënave paraprake, 62 vjeçar me iniciale V.K. nga Bilishti, ka shkuar për vizitë te motra në Korçë.

Dyshohet se viktima ka rrëshqitur në tualet dhe ka marrë dëmtime të rënda. Ka qenë motra që ka njoftuar ambulancën e cila e ka transportuar në spital por për fat të keq, 62 vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës të marrë në kokë, shkruan tch.

Policia po kryen veprimet hetimore ndërsa trupi do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.