
Burim Korqa nga Instituti për paqe dhe siguri i ftuar në emisionin “Politiko” i’a ka parashtruar një pyetje kryetarit të Mitrovicës, Faton Pecit.
Korqa i’u drejtua gjatë emisionit me pyetjen se kush është më i guximshëm Vjosa Osmani që është kthyer në LDK apo ju që jeni ende në listën e Guxo-s, raporton Gazeta10.
“Ju e keni emrin e partisë Guxo me guximin që e keni pasë me Vjosa Osmanin mu largu nga LDK-ja dhe me garu me Vetëvendosjen, tash kush jeni më guximtar, ju që keni mbetur në listë apo ata që kanë shkuar dhe janë kthyer në të”, tha ai në Kanal10.
Derisa kryetari Peci i’u është përgjigjur se kjo varet nga si e matni zotëri Korqa ju guximin.
“Tash varet kush qysh e ka njësinë matëse të guximit, unë besoj që guximi lidhet nga kauza që i beson dhe guximi për mua ka qenë largimi nga LDK-ja”, tha Peci.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10