Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kosova duhet të marrë një kërkimfalje nga Maqedonia” – Nexhemedin Spahiu flet për incidentin në Shkup

Gazeta10
05 August 2024 - 18:07

Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani gjatë javës së kaluar u përball me një incident në aeroportin e Shkupit , i cili shkaktoi reagime të shumta, raporton Gazeta10.

Sipas njohësit të çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, shteti fqinj, Maqedonia e Veriut enkas për këtë rast duhet t’i kërkoj falje publike shtetit të Kosovës, pasi sipas tij atje nuk i ndodhi diçka presidentes Osmani, por autoritetit të Kosovës.

“Ajo çfarë mund të bëj Kosova është të nxjerr prej Maqedonisë një kërkim falje, kjo është më e mira që do të mund ta bënte. E si duket Maqedonia nuk po e bën këtë”, deklaroi Spahiu në emisionin ‘Raport’ të Kanal10.

Tutje sipas tij, indicenti i së enjtës përçoi po ashtu edhe një mesazh.

“Ky incident ka ndodhur për të treguar, Beogradi ka dashur të tregoj shiko se unë kam pushtet tashmë në Maqedoni dhe fakti qe VLEN përkrahet nga kryeministri Kurti është pjesë e koalicionit atje”, shtoi ai./Gazeta10


Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.