
Komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia, ka folur për situatën në veriun e Kosovës, meqë rast ka kritikuar, kryeministrin e vendit, Albin Kurtin për veprime të njëanshme.
Ai ka thënë se Kurti e bëri të nevojshme ndërhyrjen e KFOR-it për të shamngur një tragjedi, shkruan Gazeta10.
“Vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të panjohur nga shumica serbe, pa marrë parasysh këshillat e komunitetit ndërkombëtar. Veprimi i dytë i njëanshëm i qeverisë ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me ne, duke bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi”, tha ai në një intervistë për gazetën italiane Corriere Della Sera.
Ristuccia theksoi se mjedisi në Kosovë është i mbushur me retorikë të rrezikshme.
“Ky mjedis është i ngopur me retorikë absolutisht joproduktive dhe të rrezikshme, krejtësisht jofunksionale ndaj objektivave të paqes që bashkësia ndërkombëtare dëshiron të arrijë në Kosovë”, tha ai./Gazeta10