Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova me dy xhudiste në Grand Prix Upper Austria

Gazeta10
05 March 2026 - 17:28

Nga 6 deri më 8 mars 2026, në Linz do të zhvillohet gara prestigjioze e xhudos Grand Prix Upper Austria 2026, e cila pritet të mbledhë rreth 482 garues nga 59 shtete të ndryshme dhe gjashtë kontinente.

Në këtë garë të rëndësishme ndërkombëtare, Kosova do të përfaqësohet nga xhudistet Fatjona Kasapi në kategorinë deri në 52 kilogramë dhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Dy sportistet kosovare do të jenë nën udhëheqjen e trajneres Majlinda Kelmendi, kampione olimpike dhe një nga figurat më të suksesshme të xhudos kosovare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.