Lajme

Kosova nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”

Gazeta10
28 Mars 2023 - 22:41

Kosova ka luajtur baras kundër Andorrës me shifrat 1-1, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për kampionatin europian.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ishte më dominuese në ndeshje, por që shpërdoruan raste të shumta.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte me disa raste të mira shënimi për “Dardanët”, por që nuk e arritën cakun.

Rezultati në këtë ballafaqim u zhbllokua në minutën e 59-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë të Kosovës, topin në rrjetë e dërgoi Edon Zhegrova.

Vetëm dy minuta më vonë, Andorra u kundërpërgjigj më anë të Albert Rosas, i cili realizoi pas një rrëmuje në zonë.

Kosova u mundua deri në fund të ndeshjes për të rikthyer epërsinë, por që ishin të pafat në disa raste dhe kështu ndeshja e përmbyll me rezultat të barabartë 1-1.

Kosova aktualisht renditet në pozitën e tretë në grupin I të kualifikimeve, me dy pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve.

Ndeshjet e ardhshme kualifikuese, Kosova i luan në muajin qershor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.