Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova pjesë e takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës

Gazeta10
12 October 2022 - 22:28

Në selinë e NATO-s, është mbajtur takimi i radhës i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës i organizuar dhe udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.

Nga 50 shtete pjesëmarrëse në takim pjesë ishte edhe Kosova, delegacioni i udhëhequr nga zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Enver Cikaqi, shefi i kabinetit të ministrit të Mbrojtjes Hasan Hoxha dhe ambasadori Astrit Zemaj.

“Me pjesëmarrjen e delegacionit nga Kosova është dëshmuar edhe një herë mbështetja e Kosovës për Ukrainën, dhe partneritetin me vendet aleate për të siguruar paqe dhe siguri në rajon dhe në botë”, thuhet në njoftimin e FSK-s.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.