Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kosova po luan me zjarr” – Berisha: Në veri ka pjesëtarë të WAGNER-it e shërbime ruse

Gazeta10
30 May 2023 - 21:48

Gazetari Ridvan Berisha, situatën e tensionuar në veri e ka parë si diçka shqetësuese duke e cilësuar si një lojë e Kurtit me zjarr, shkruan Gazeta10.

Madje ai ka përmendur edhe faktin se në veri, sipas deklaratave të institucioneve ka edhe shërbime ruse e pjesëtarë të WAGNER-it.

“Në një kohë kur je në bisedime me marrë vendime kryeveti në një teren kompleks të sigurisë duke ditur se atje janë njerëz të shërbimit rus, pjesëtarë të WAGNER-it, e shërbimeve të ndryshme me marrë thjesht situatën duke thënë se po zbatojmë ligj sikurse në Prishtinë, është manovrim i keq, është lojë me zjarrin.”, tha ai në POLITIKO”.

Tutje, ai ka thënë se Kosova tani është në luftë, sepse nuk dëgjoi aleatët.

“Hovenier tha se shtëpia është në flakë, Kosova është në flakë. Problem me parashiku si do të përfundojë java politike në Kosovë. Ndërkombëtarët kanë thënë se zgjedhjet janë legale por s’kanë legjitimitet. Kanë paralajmëruar Presidenten dhe kryetarët ushtroni funksionet sepse situata e sigurisë është kompleksë, shohim skenarë për të destabilizuar Kosovën. KFOR-i dhe bashkësia ndërkombëtare, QUINT nuk është i gatshëm që këtë përshkallëzim të situatës t’ia lë në barrë Kosovës. I kanë thënë Kurtit, nuk i ka dëgjuar dhe e kemi këtë situatë.”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.