Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kosovari që i mbijetoi tërmetit në Turqi: Objekte të rrënuara, zëra trishtues të njerëzve

Gazeta10
06 February 2023 - 16:32

Sekretari i Federatës së Mundjes, Genc Fazlija, i cili bashkë me disa sportistë kosovarë po qëndrojnë në Turqi, ka rrëfyer për Pasdite në Kanal10, momentet e përjetimit të tërmetit që goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit.

Fazlia ka treguar se dhridhjet e forta të tërmetit kanë bërë që ekipit të sportistëve të përballeshin me disa të dridhura.

Ai tha se në momentin e zgjimit bashkë me ekipën kanë përdorur shkallët emergjente në mënyrë që të arrijnë sa më parë të dalin nga hoteli ku ishin vendosur.

Fazlia tha se me të dalë jashtë hotelit, ishin përballur me zëra trishtues të njerëzve dhe objekte të rrënuara, shkruan Gazeta10.

“Tërmeti ndodhi në 04:20, kur ne ishim në gjumë. Tërmeti na prishi gjumin, jemi mbledhur të gjithë ekipa i kemi shfrytëzuar shkallët emergjente dhe kemi dalë jashtë. Kur dolëm jashtë kemi parë objekte të rrënuara, bërtima, e zëra trushtues të njerëzve. Për momentin jemi 200 km larg epiqendres. Kur na doli gjumi bijshin pjesë të pocave elektrike, dollapat janë rrëzuar, dhe shtretërit lëviznin. E kemi ruajt qetësinë. Dhe dolëm jashtë. Konstruksioni i hotelit ku kemi qenë të vendoru kanë qenë të forta për fat të mirë. Sportistët janë të vërtetë, edhe pse nën moshën 18 vjecare, ata janë kalitur në situata të tilla. Ju kemi ndihmuar njerëzve që kanë qenë në nevojë.”, rrëfeu Fazlija.

Deri më tani rpaortohet se 1.900 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili i goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.