Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Koulibaly nis bisedimet me Juventusin

Gazeta10
24 April 2023 - 13:34

Mbrojtësi Kalidou Koulibaly pritet të jetë përforcimi i madh i Juventusit për sezonin e ardhshëm.

Siç raportojnë mediat italiane, Koulibaly tashmë ka nisur negociatat me Juventusin për një transferim eventual në Itali këtë verë.

 Koulibaly nuk është aspak i kënaqur te Chelsea dhe për këtë arsye po dëshiron kthimin në Serie A.

Mendohet ai është takuar me menaxherin e Juventusit, Massimiliano Allegri për të diskutuar mundësine e transferimit të tij te “Zonja e Vjetër”, pasi trajneri italian ka qenë një admirues i madh i tij që nga koha kur kishte luajtur për Napolin.

Që prej transferimit të tij në “Stamford Bridge” nga Napoli, 31-vjeçari ka hasur në vështirësi për t’u adaptuar me futbollin anglez.

Deri më tani ai ka zhvilluar 31 ndeshje me fanellën e  Chelseat, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim.

Senegalezi ka kontratë me skuadrën nga Londra deri në vitin 2027, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.