Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KQZ: Deri në mesnatë u numëruan 19 nga 43 vendvotime të votave të diasporës

Gazeta10
27 February 2025 - 14:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook, KQZ-ja ka thënë se deri të mërkurën në mesnatë janë numëruar 19 nga 43 vendvotime, ndërkaq procesi i numërimit është duke vazhduar për pjesën e mbetur të vendvotimeve.

“Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi”.

“Procesi i numërimit është transparent dhe në  prezencë të vëzhguesve”, thuhet në njoftim.

Më tej është shtuar se pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas përfaqësive diplomatike,do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.