
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka bërë të ditura të dhënat e pjesëmarrës së qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
“Në komunën e Leposaviqit kanë votuar 28 votues apo 0.21 për qind, Zubin Potok 65 votues apo 1 për qind, Zveçan apo 0.41 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut 191 votues që e kanë hedhur votën e tyre apo 1.05 për qind”, tha Elezi në konferencën e mbajtur për media.
Këto të dhënat përfshijnë pjesëmarrjen në votime deri në ora 11:00./Gazeta10