Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KQZ përgatitet për zgjedhjet nacionale, shpall tender për furnizim me kamera në vendvotime

Gazeta10
03 June 2024 - 16:28

Edhe pse nuk dihet ende koha e saktë e zgjedhjeve nacionale që do të mbahen në Kosovë, kjo nuk e ka penguar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të fillojë përgatitjet.

KQZ në këto zgjedhje në këto zgjedhje ka vendosur që të vendos kamera në secilin vendvotim.

Ky institucion ka shpallur tender për furnizim me kamera dhe pajisje përcjellëse për vendvotime.

Sipas Njoftim për Kontratë nga KRPP, vlera e parashikuar e furnizimit me këto kamera është 1,055,500.00 euro, raporton GAZETA10.

Tenderi për vendosjen e këtyre kamerave në vendvotime është i hapur deri më 11 korrik.

Kujtojmë se zgjedhjet e rregullta nacionale duhet të mbahet deri në fund të këtij viti, apo fillimin e vitit të ardhshëm.

PDK kishte kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda muajit qershor përmes shpërndajres së Kuvendit, iniciativë kjo e cila dështojë pasi që dy partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK ishin kundër kësaj iniciative.

Këto dy parti kanë kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme vetëm nëse kryeministri Kurti jep dorëheqje. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.