Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KQZ tregon se cilat procese duhet të kryhen para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Gazeta10
18 February 2025 - 17:21

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se po vazhdon puna për shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjekte dhe kandidatë për deputetë.

Ai ka treguar se cilat punë duhet të kryhen para se të shpallen rezultatet përfundimtare.

“Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare KQZ duhet të numërojë votat e kandidatëve për deputetë dhe të bëjë verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime, të bëjë numërimin e votave me kusht, personave me nevoja të veçanta, votat nga votimi jashtë Kosovës dhe pasi të vendoset për ankesat eventuale nga PZAP, Gjykata Supreme dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në qendrën e numërimit dhe rezultateve”, tha ai në një konferencë për media.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.