Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Krasniqi: Dalja ime publike me 11 qershor 1998 tregoi se isha kundërshtar i politikave gjenocidale të Serbisë

Gazeta10
18 February 2026 - 15:27

Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka uruar popullin e Kosovës për 18 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e ku tha se atij i ëshë mohuar që vitet e fundit të jetës së tij t’i jetojë në familjen dhe shtetin e pavarur.

“Përshëndes gjithë qytetarët e Kosovës që dje e festuan pavarësinë e tyre, qytetarët që jetojnë në liri, pavarësi dhe në drejtësi. Qëndroj sot këtu para jush jo si një kriminel, siç përshkruan aktakuzat e Prokurorisë, por si një njeri i lindur dhe i kalitur në lufta për dinjitet njerëzor, nga një popull që refuzoi të zhdukej, të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidit të Serbisë. Pjesën më të madhe të jetës sime e kam kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri. Tashmë më shumë se pesë vjet burgim të padrejtë, dhe sipas mendimit tim të panevojshëm, angazhimi politik dhe jetësor për jetë e liri, jam angazhuar që herët dhe për të dhënë një rrëfim të vërtetë të luftës sonë për pavarësi, kundër politikave të persekutimit dhe gjenocidit të regjimit serb, të cilat sollën vuajtje dhe shkatërrim të paparë për popullin e Kosovës. Për më shumë se pesë vjet, besoj se më janë mohuar të drejtat e njeriut, të garantuara nga Konventat Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe liritë themelore. Ndër to, më e rëndësishmja është e drejta për të jetuar në liri, veçanërisht e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij, për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes dhe në atdheun e lirë. Kjo më është bërë pa i shkaktuar padrejtësi askujt.”, tha ai.

“Të kesh kaluar 16 vite nga 75 vitet e jetës në burg dhe të jesh privuar nga ajri lirisë nuk është diçka e vogël, është diçka e madhe. Dalja ime publike me 11 qershor 1998 tregoi se isha kundërshtar i politikave gjenocidale të Serbisë dhe ndodhi pak kohë pas masakrave serbe në Cirez, Likoshan dhe Prekaz.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.