
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka shkruar në lidhje me dashurinë e shqiptarëve për kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Sipas Krasniqit, dashuria e njerëzve për Kurtin është rezultat i urrejtjes ndaj partive të tjera, shkruan Gazeta10.
“Dashuria e shumë njerëzve për Albin Kurtin nuk është si dashuri në shikim të parë. Ai në politikë ka qenë shumë herët, por ka qenë i injoruar prej shumicës. Nuk është as dashuri për interes. Edhe ata që e kanë votuar, nuk kanë qenë të bindur se ai do t’i bëjë çirak. Dashuria për Kurtin ka filluar si urrejtje ndaj partive të tjera. Kurti e nxiti me sukses urrejtjen ndaj partive tjera, me propagandë të fortë, duke i paraqitur edhe punët e mira si punë të këqija.”, shkroi ai./Gazeta10