Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi i tronditur me përmbysjet, thotë se janë në koordinim për t’u dalur në ndihmë pejanëve

Gazeta10
25 June 2023 - 10:45

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj nga Peja, të cilët humbën dy anëtarë të familjes si shkak i vërshimeve gjatë ditës së djeshme në Pejë.

Ministri Krasniqi ka thënë se është duke komunikuar vazhdimisht edhe me faktorët e tjerë për menaxhimin e situatës në Pejë dhe ndihmimit të qytetarëve atje, raporton Gazeta10.

“I shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku si pasojë e tyre humbën jetën dy qytetarë tanë, një fëmijë dhe nëna e tij. Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarin Muhaxheri, ministrin Sveçla dhe ministrin Mehaj, që t’iu dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë. Familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ju shprehi ngushëllime, të lënduarve shërim dhe rikuperim të shpejtë dhe shpresojë që situata të tilla mos të përsëritën më”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.