Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: Jam angazhu me VV në kohën kur Kosova udhëhiqej nga banditat

Gazeta10
05 Tetor 2022 - 20:42

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqi, në emisionin Politiko, ka folur për kohën dhe arsyen kur iu ka bashkuar partisë VV, raporton Gazeta10.

“Në të njëjtën kohë kur jam angazhu me VV me vetëdije të plotë jam angazhu për ndryshimin e relievit politik të Kosovë, në atë kohë ish aq i dëmtum prej bandave që udhëheqëshin shtetin, e kishin kap shtetin si pronë private.”,tha Krasniqi.

Tutje ai foli se në kohën kur ishin lider të tjerë, politika ka qenë në duar të personave që nuk e kanë ditur se cfarë është ushtria.

“Gjithmon sikur në luftë situata u kon dëshpruese edhe unë jom fut në angazhim për me ndihmu shtetin shqiptar të Kosovës prej një injoranti total, prej një njeri që ska pas as ide cka jon kalibrat e armëve, cka është armatimi, e cka osht ushtria, e kom bo të pamundshmen për atë kohë.”, tha Krasniqi./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.