Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi: Kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë

Gazeta10
01 November 2023 - 13:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas protestës së Njësitit Special Intervenues.

Krasniqi tha se këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë derisa ka theksuar se kjo është e vërteta e e turpshme e kësaj qeverie.

Postimi i plotë:

E vërteta e kësaj Qeverie!

Këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë! Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë. Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta.

Përtej fjalëve boshe për Policinë e Kosovës, fatkeqësisht, kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.